Ne stadiumin e Kavajes ne daten 17 Prill ne oren 15:00 do te luhet ndeshja miqesore mes Shqiperise U19 – Italise U19.Ky takim vazhden e takimeve miqesore qe do te zhvillojne kuqezinjte e rinj perpara fillimit te Eliminatoreve te Europianit te 19-Vjecareve.Akoma nuk ka mbushur 1 vit kur Shqiperia U19 luajti kunder Italise ne Vlore.Shpresojme qe ekipi i Foto Strakoshes te mos na zhgenjeje.
Qemal Stafa i ri
Kryeministri i vendit,Sali Berisha ka thene dje per disa media te ndryshme se buxhetin per te ndertuar stadiumin e ri ja ka kaluar Federates Shqiptare te Futbollit.Qemal Stafa pothuajse se tashme ka dale jashte loje,nga reshjet e shumta qe bien ne vendin tone.Shpresojme qe kete radheasnje mos te genjej dhe ta marrin seriozisht pasi eshte ne te mire te Futbollit Shqiptar.
Hyka dëmtohet, jashtë për një muaj
Jahmir Hyka ka pësuar një dëmtim muskulor dhe duket se e ka mbyllur sezonin. Mesfushori shqiptar që luan për Lucernën do të mungoj 3-4 javët e ardhshme për shkak të një problemi që ka pësuar së fundmi. Hyka do ti nënshrohet një faze rehabilitimi dhe në muajin maj mund ti rikthehet përgatitjeve me skuadrën e tij në Zvicër.
Çani: Tifozët, shtysë e madhe për “Brazil 2014”
Sulmuesi i kombëtares kuqezi që luan në Seria A, shprehet se, “me pak fat mund t’ia dalin që të sigurojnë një vend për në botërorin e ardhshëm”
Sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe i Katanias, Edgar Çani, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Sporti Shqiptar”. Bomberi kuqezi foli për ecurinë e tij në kombëtare si dhe për gjendjen aktuale tek Katania. Lidhur me pozicionimin në vendin e 48 në renditjen e FIFA-s, Çani shprehet se kjo nuk është e rastësishme. Ndeshjen e kthimit me Norvegjinë në Tiranë, sulmuesi kueqezi thotë se mund ta fitojmë me pak fat, ashtu siç ndodhi në Oslo.
Për realizimin e ëndrrës “Brazil 2014”, Çani shprehet se, nevojitet që kombëtarja të luajë ndeshjet e mbeturat ashtu siç ka bërë me ndeshjet që ka zhvilluar deri tani në grup dhe kërkon që të mos ketë eufori pasi për të gjithçka është e mundur. Sa i takon Katanias, ekipit në Seria A, 23-vjeçari është aktivizuar vetëm në dy ndeshje që nga transferimi në janar. Ai është i vetëdijshëm se forma e tij nuk ka qenë shumë e mirë gjatë kësaj kohe por premton që sezonin e ardhshëm do të luajë më shumë.
-Përshëndetje Edgar dhe faleminderit që pranuat të intervistoheshit nga gazeta jonë.
Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit edhe juve për ftesën.
-Edgar, në renditjen më të fundit të FIFA-s ndodhemi në vendin e 48-të? Ç’mund të na thoni për këtë ngritje në renditje nga kombëtarja?
Është hera e parë që ndodhemi në vendin e 48-të dhe kjo gjë nuk ka ardhur rastësisht. Kemi një grup mjaft të fortë me lojtar të rinj që luajnë me ekipe të mira. Fituam dy ndeshje në muajin mars dhe kjo gjë ndikoi që të ngrihemi në renditje.
Me sa duket kombëtarja është përmirësuar shumë me ardhjen në ekip të lojtareve të rinj? Si ju duken lojtaret e grumbulluar dhe a jeni përshtatur lehtësisht me ta?
Kemi një grup mjaft të mirë dhe të fortë fizikisht. Të gjithë jemi të motivuar që të arrijmë rezultate pozitive dhe kjo na ka bashkuar më shumë. Jam përshtatur shumë shpejt me grupin madje shënova që në ndeshjen e parë me kombëtaren.
-Në ndeshjen me Norvergjinë do të luani me mungesa kryesore si Lorik Cana apo Andi Lila të cilët janë të pezulluar për shkak të kartonëve. A mendon se do t’ia dilni edhe pa ta?
Ndeshja me Norvegjinë është një ndër ndeshjet më të rëndësishme për vazhdimësinë në botëror. Do luajmë pa Lorikun dhe Andin të cilët janë titullar gjithmonë por shpresoj që mos ta ndjejmë mungesën e tyre. Me pak fat mund të fitojmë ashtu siç bëmë në Oslo.
-Çfarë mendimi keni për trajnerin De Biazi dhe a përshtateni shpejt me skemat e tij? A do kishit dëshirë që atij t’i ofrohej një zgjatje kontrate?
Mund të them që është ndër trajnerët më të mirë që jam stërvitur. Lojtarët që ai ka grumbulluar dhe mënyra se si na ka vendosur në fushë ka ndikuar shumë në rezultatet e arritura. Shpresoj të jetë me ne dhe vitet në vazhdim.
-A jeni optimist se mund të kualifikohemi për botërorin e vitit 2014?
Deri tani kemi luajtur vetëm gjysmën e ndeshjeve dhe jemi në vendin e dytë. Po të luajmë siç kemi bërë ndeshjet e fundit dhe të mos jemi euforik, gjithçka është e mundur. Gjithashtu dua të përshëndes të gjithë tifozët që na kanë mbështetur pasi kanë qenë një shtysë e madhe për ne.
-Me sa duket nuk po gjeni shumë hapësira tek Katania. A do kemi mundësi ta shohim Edgarin të luajë si titullar?
Tek Katania ndihem mjaft mirë. Jam duke bërë një punë të madhe që të luaj më shume pasi forma ime nuk ka qenë shumë e mirë në muajt e fundit. Sezonin tjetër do te kem mundësinë të luaj më shumë pasi ky sezon është drejt mbylljes.
-Edgar të falënderojmë dhe suksese.
Dua të bëj një përshëndetje për të gjithë tifozët që na kanë mbështetur dhe i bëj thirrje të vazhdojnë ta bëjnë pasi janë me të vërtetë një shtysë e madhe për ne.
Intervista eshte dhen per: Sporti Shqiptar
Zyrtarizohet oferta: Hamburgu ofron 3 milionë euro për Canën
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, është piketuar si blerja e ardhshme e Hamburgut.
Interesimi i klubit gjerman ka nisur prej disa ditësh. Lajmin e konfirmojnë zyrtarisht drejtuesi të lartë të klubit të Hamburgut. Lorik Cana ishte shumë pranë kalimit tek Hamburgu,e dhe sisa sezone më parë, por tani mendohet se janë kushtet e duhura që marrëveshja të finalizohet me sukses. Drejtori sportiv i Hamburgut Frank Arnesen është shprehur se në repartin e mbrojtjes, skuadra e tij kërkon ndërhyrje urgjente gjatë merkatos së verës dhe në krye të listës, prej kohësh qëndron një mik i vjetër i tij.
Ai është mbrojtësi i Lacios në Seria A, Lorik Cana, i cili gjithashtu e ka lënë të hapur largimin pas këtij kampionati. Cana ishte shumë pranë largimit edhe gjatë merkatos së dimrit. Por me insistimin e Igli Tares ai preferoi më pas të qëndronte deri në fund të këtij sezoni. Gjatë ditëve të fundit Cana nuk e ka përjashtuar rikthimin në Olimpiku i Marsejës. Mirëpo Hamburgu është gati të paguajë 2.8 milionë euro, që të blejë kartonin e tij, në merkato. Kjo është shuma më e mirë e deklaruar deri tani, që mund të paguhet për mbrojtësin 30 vjeçar, çka do të kënaqte edhe klubin e Lacios.
Hamburgu e kërkoi Canën në vitin 2009 dhe ishte shumë pranë marrëveshjes në atë kohë, por për një ofertë më të
mirë mesfushori me tipare mbrojtëse, në momentin e fundit, vendosi të largohej drejt Sandërlendit.
Pas një viti në Premier Ligë, ai u bashkua në Turqi me Gallatasarain. Edhe në Stamboll Cana kaloi vetëm një sezon, për t’u bashkuar në Seria A, ku luan sezonin e dytë me Lacion. Por kjo eskperiencë nuk i rezultoi shumë e suksesshme, sepse shpesh ai ka munguar në formacionin bazë.
Kësisoj, duket se Cana do të jetë i detyruar të largohet drejt një destinacioni tjetër. Oferta e parë dhe joshëse i ka ardhur,
në një prej klubeve me histori, në Bundesligën gjermane.
De Biazi mund te mos rinovoj kontraten me Kombetaren (Video)
De Biazi mund te mos rinovoj kontraten me Kombetaren, per me shume ndiqni videon —> http://www.youtube.com/watch?v=d5rhaUwwPT4
Pogradec,Miqesore U19 Shqiperi-Bullgari
Ndeshja e fundit miqesore per skuadren e trajnerit te Kombetares Under 19, Foto Strakosha do te jete me daten 22 prill 2013 ora 11.00 ne stadiumin e qyetit te Pogradecit. Perseri do te jete perballe skuadra e Bullgarise te cilet ne pergjithesi ka nje nivel te kenaqshem loje. Strakosha ne te tre keto ndeshje ka thirrur ne skuader lojtaret me ne forme sepse nepermjet tyre tekniku dhe ish portjeri i madh i kombetares tone do te ndertoje skuadren qe do te marre pjese ne Eliminatoret e Kampionatit Europian.